All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Frenoi vetëm 27 metra nga rrethrrotullimi kur ishte mbi 200 km/h, detaje nga aksidenti i Saukut

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 12:20 | Kronikë
Frenoi vetëm 27 metra nga rrethrrotullimi kur ishte mbi 200 km/h, detaje
All - Paragraf - 1

Dy vajzat që humbën jetën në aksidentin e frikshëm në Tiranë me tre viktima u identifikuan nga policia. Ato janë Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe 23-vjeçarja Sikela Përroj, të dyja banuese në Tiranë. 23-vjeçarja Përroj ishte nga Shalësi i Cërrikut.

Familja e saj jeton jashtë, ndërsa e reja kishte mbaruar shkollën për Gazetari në Tiranë dhe vazhdonte të jetonte këtu. Ato po udhëtonin me makinën tip “Audi” me shofer 20-vjeçarin Klevis Ruçajn kur automjeti doli nga kontrolli dhe përfundoi disa metra poshtë një nënkalimi në unazën lindore të Tiranës.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë, makina ka qenë me drejtim lëvizje nga Farka për te rrethrrotullimi pranë një qendre tregtare. Por për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, mjeti nuk u fut në rrethrrotullim, por u përplas me barrierat anësore duke i çarë ato e duke përfunduar disa metra më poshtë, ku u përplas me një tjetër makine që po udhëtonte drejt Elbasanit.

Si pasojë e përplasjes tre pasagjerët në automjetin tjetër Honda mbetën të plagosur. Dy vajzat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa pas disa orësh betejë për jetën në spital ndërroi jetë edhe shoferi 20-vjeçar.

Nga matjet e kryera në terren nga ekspertët rezultoi se Audi udhëtonte me një shpejtësi mbi 200 km në orë dhe shenjat e para të frenimit i ka pasur vetëm 27 metra larg rrotullimit duke mos pasur asnjë mundësi për shmangien e aksidentit.

All - Paragraf - 6

Nga të dhënat e policisë, 20-vjeçari e ka marrë patentën më shumë se një vit më parë, por edhe pse ishte shofer i ri, ishte ndëshkuar 5 herë nga policia për shkelje të ndryshme. Shpejtësia që i mori jetën vetë atij, por dhe dy vajzave reklamohej dhe në rrjetet sociale të 20-vjeçarit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/10/aksidenti-me-3-te-vdekur-ne-tirane-del-video-kur-audi-fluturon-nga-rrethrrotullimi/
https://a2news.com/2023/03/10/dalin-fotot-e-viktimave-te-aksidentit-tragjik-ne-tirane/
https://a2news.com/2023/03/10/si-i-shpetoi-benzi-aksidentit-tragjik-ne-sauk/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos