Aksidenti me 3 të vdekur në Tiranë, del video kur “Audi” fluturon nga rrethrrotullimi

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 11:13 | Kronikë
Aksidenti me 3 të vdekur në Tiranë, del video kur

A2 CNN ka siguruar pamjet e momentit të aksidentit tragjik me 3 viktima dhe 3 të plagosur, ku 20-vjeçari, Klevis Ruçaj, së bashku me dy vajza, po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë theu barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket qartë që mjeti që drejtohej nga i riu ishte me një shpejtësi marramendëse, dhe për pak një tjetër automjet ka mundur t’i shmangej përplasjes para se “Audi” të fluturonte nga mbikalimi.

20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili po drejtonte mjetin e llojit “Audi” ra mbrëmjen e djeshme nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, duke lënë pas dy viktima në momentin e ngjarjes dhe pak orë më vonë do të ndërronte jetë në spitalin e Traumës, aty ku po merrte mjekim të specializuar nga mjekët.

Dy vajzat që ndodheshin në makinë me Ruçajn humbën jetën, teksa tre personat po marrin mjekim tek spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Ajo që vihet re në video është edhe fakti që për pak “Audi” ka goditur një tjetër automjet në rrethrrotullim, por fatmirësisht nuk e ka prekur teksa ka përfunduar në barrierat mbrojtëse të rrugës dhe ka përfunduar poshtë nënkalimit, duke shkaktuar tragjedinë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/FvgYW4-ySWw
https://a2news.com/2023/03/10/dy-vajzat-22-dhe-23-vjec-mesohen-emrat-e-viktimave-te-aksidentit-te-djeshem-ne-tirane/
https://a2news.com/2023/03/10/dalin-fotot-e-viktimave-te-aksidentit-tragjik-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos