
Jennifer Aniston ka hapur profil në Instagram dhe e “rrëzoi” rrjetin social me foton e saj të parë.
Aktorja e famshme i shkaktoi probleme Instagramit nga fluksi i madh i personave që nisën të ndjekin profilin e saj dhe e “rrëzoi” përfundimisht kur postoi foton e saj të parë: një “selfie” me të gjithë kastin e serialit “Friends”.
Brenda 24 orëve Jennifer Aniston ka grumbulluar më shumë se 6 milionë ndjekës, ndërsa fotoja ka marrë mbi 8 milionë pëlqime.
Në foton ku janë edhe Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, Aniston shkroi: “Tani jemi edhe FRIENDS në Instagram. Përshëndetje INSTAGRAM”. (A2 Televizion)