Frika nga koronavirusi, Austria shton masat e sigurisë, mbyll kufijtë me Italinë

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 20:02 | Bota
Frika nga koronavirusi, Austria shton masat e sigurisë, mbyll kufijtë

Austria ka shtuar masat e sigurisë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Autoritetet u kanë ndaluar hyrjen të gjithë shtetasve italianë, përveç atyre që zotërojnë një certifikatë mjekësore.

Duke njoftuar këtë masë, kancelari Sebastian Kurz tha se të gjithë austriakët që kthehen nga Italia duhet të vetizolohen për dy javë.

https://a2news.com/2020/02/25/konfirmohen-rastet-e-para-me-koronavirus-ne-kroaci-dhe-austri/

Deri më tani, Austria numëron 158 raste të infektuar me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos