Italia ka kaluar 10 mijë të prekur, shënohet numri më i lartë i të vdekurve

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 19:25 | Bota
Italia ka kaluar 10 mijë të prekur, shënohet numri më i

Ministria e Shëndetësisë italiane ka përditësuar si çdo ditë numrin e të prekurve nga COVID-19. Vendi fqinj shënon një tjetër ditë dramatike, ku sipas të dhënave të fundit të sëmurët kalojnë shifrën e 10 mijë personave, vendi i parë pas Kinës që kalon këtë prag fatkeq pas Kinës.

Alarmante janë edhe shifrat e personave që kanë ndërruar jetë, 168 më shumë në ditën e sotme, numri më i lartë i të vdekurve në një ditë nga fillimi i epidemisë në Itali.

Rreth 870 persona janë në terapi intensive, duke rënduar së tepërmi situatën, më së shumti në spitalet e Veriut.

https://a2news.com/2020/03/09/po-shtohen-shume-te-prekurit-dhe-viktimat-masa-e-fundit-e-contes-e-gjithe-italia-zone-e-kuqe/

Shifrat mund të jenë edhe më të larta, nga momenti që mungojnë ende disa të dhëna nga Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavirusi. Guvernatori i Lombardisë deklaroi sot se strukturat shëndetësore të krahinës më të zhvilluar të Italisë nuk mund të rezistojnë edhe 15 ditë me këto ritme, duke propozuar mbylljen e çdo aktiviteti dhe institucioni për të shmangur përhapje të mëtejshme.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos