COVID-19, studimi: Simptomat shfaqen pas 5 ditëve

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 13:16 | Bota
COVID-19, studimi: Simptomat shfaqen pas 5 ditëve

Sipas një studimi nga shkencëtarë të Shëndetit Publik, pacientët me koronavirus kanë shfaqur simptoma, pas mesatarisht 5 ditësh, të cilët thonë se karantinimi 14 ditor është i arsyeshëm.

Një vlerësim i saktë i periudhës së inkubacionit të virusit të ri, e bën më të lehtë për ekspertët të parashikojnë dinamikat e epidemisë dhe vendosjen e një ekuilibri mes masave drastike të kontrollit dhe frenimit të situatës. Studiuesit e universitetit John Hopkins, zbulojnë se periudha mesatare e inkubacionit është 5.1 ditë, më gjatë se sa një grip i zakonshëm.

Shkencëtarët vlerësojnë se më pak se 2.5 për qind e pacientëve i kanë shfaqur simptomat brenda 2.2 ditëve, ndërsa 97.5 për qind brenda 11.5 ditëve. Ekspertët e shëndetit publik kanë përdorur një periudhë 14 ditore karantine, bazuar te vlerësimet, por tani John Hopkins konfirmon se afati është i mjaftueshëm. Sipas studimit për çdo 10 mijë individë të vendosur në karantinë për 14 ditë, vetëm 101 prej tyre kanë shfaqur simptoma pas daljes nga izolimi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos