Frika nga koronavirusi, kinezët gjejnë një mënyrë të re për të shëtitur kafshët

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 18:21 | Lifestyle

Kinezë që kanë kafshë shtëpiake dhe qëndrojnë të mbyllur brenda banesave për shkak të koronavirusit kanë gjetur një mënyrë të re për të nxjerrë shëtitje qentë e tyre. Ata i lidhin ata me një litar të gjatë dhe i nxjerrin nga ballkoni dhe i lëshojnë ngadalë deri sa arrijnë në tokë.

Video e postuara në rrjetet sociale shfaqin banorët që lëshojnë ngadalë litarin që kafshët e tyre të zbresin shëndoshë e mirë në oborrin e ndërtesës ku bëjnë xhiron dhe më pas i tërheqin sërish lart në të njëjtën mënyrë.

Disa nga përdoruesit e shohin këtë veprim si gazmor ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë të rrezikshëm dhe mizor. Ndërkohë që autoritetet iu bëjnë thirrje banorëve të heqin dorë nga kjo praktikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos