Frika nga varianti Delta, nga shtatori Gjermania do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 11:19 | Bota
Frika nga varianti Delta, nga shtatori Gjermania do të ofrojë

Nga muaji shtator, Gjermania do të ofrojë dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 mes shqetësimeve që ka shkaktuar përhapja e variantit Delta të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn dhe 16 ministrat e landeve u pajtuan se grupet më të rrezikuara, si të moshuarit apo ata me imunitet të dobët do të marrin të parët dozën përforcuese të vaksinës.

Siç u tha, imunizimi do të vijojë me vaksinat ARN të Pfizer dhe Moderna, pavarësisht se çfarë vaksinash janë përdorur më parë. Vendimi merret mes informacioneve që sugjerojnë rënie të shpejtë të mbrojtjes imunitare te disa persona të cilët kanë marrë dy dozat e vaksinave.

Ministrat u dakordësuan gjithashtu të mundësojnë imunizimin ndaj Covid-19 për të gjithë fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç. Ndërsa theksuan se vaksinimi nuk është i detyrueshëm ministrat thanë se ai do të kontribuojë ndjeshëm për një kthim të sigurt në shkolla pas pushimeve verore.

Edhe psenë krahasim me vendet fqinje, Gjermania aktualisht po shënon nivele relativisht të ulëta të rasteve të reja me COVID-19, numri është rritur shumë javët e fundit kryesisht për shkak të variantit më ngjitës Delta. Mbi 52% e popullsisë në vend është vaksinuar, ndërsa 62% kanë marrë të paktën një dozë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos