Frikë për Carlos Santana, humb ndjenjat gjatë koncertit

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 11:59 | Showbiz

Carlos Santana është një nga mitet e muzikës, që kur themeloi grupin e tij në 1966. I celebruar për aftësitë e tij si kitarist dhe muzikën karakteristike ku tingujt latinë marrin dimension tjetër në baladat rock, meksikani tashmë 74-vjeçar ishte protagonist dje i një ngjarje shqetësuese.

Teksa ishte protagonist në një koncert në Miçigan, artisti u ul në skenë dhe ndaloi së performuari, teksa stafit të tij iu desh disa sekonda për të kuptuar që në fakt kishte humbur ndjenjat.

Momenti i problemit shëndetësor të Carlos Santana

Pas përkujdesjes shëndetësore dhe mes duartrokitjeve mbështetëse të publikut, Santana u drejtua në spital.

Carlos Santana

Menaxheri i tij deklaroi më pas që ai thjesht kishte harruar të ushqehej dhe të pinte ujë, dhe që nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, edhe pse anuloi koncertin e radhës.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos