Frikë për përshkallëzim, Ukraina siguron kufirin me Bjellorusinë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 07:28 | Bota
Frikë për përshkallëzim, Ukraina siguron kufirin me

Përfshirja e mundshme e Bjellorusisë në luftën që ka nisur Rusia ka detyruar Ukrainën të përforcojë sigurinë në kufi me këtë vend.

E gjitha kjo vjen një ditë pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Minsk, ku u takua me homologun Lukashenko, me të cilin bisedoi edhe për konfliktin ukrainas.

Po ashtu, mbrëmjen e djeshme në Bjellorusi u dislokuan rreth 6000 trupa të tjera ruse më pretekstin se po përgatitet një stërvitje e madhe ushtarake.

Ndërkohë që nga ana e Ukrainës, e gjitha kjo është një përgatitje e Putin për të nisur një tjetër ofensivë, ku kësaj here mendohet të përfshihet dhe Bjellorusia.

Presidenti Aleksandër Lukashenko ndodhet mes dy zjarresh tashmë. Ai është përpjekur të qëndrojë jashtë konfliktit, por në krah të Putin, ndërkohë që ka lejuar që në fillim të ofensivës trupat e ushtrisë ruse të kalojnë dhe nga kufiri bjellorus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos