Zëdhënësi i presidentit Meta sulmoi pjesëmarrësit në tryezën për reformën në drejtësi, duke i cilësuar “fronti i Ramaformës”. Në këtë tryezë merrnin pjesë edhe dy ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Tiranë, përveç Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të SPAK-ut, atij të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe ministres së Drejtësisë.
Sipas zëdhënësit të Metës, “tallja me reformën në drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste antikushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit”. Zëdhënësi i Metës flet për një kryemaskaradë dhe mbyll reagimin e tij në anglisht, gjuhën e përdorur nga ndërkombëtarët, me fjalët “shame on you”, turp të keni! (A2 Televizion)
