“Fryma e largimit”, fëmijët në Shqipëri po “ushqehen” me dëshirën e emigrimit

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 16:41 | Aktualitet
“Fryma e largimit”, fëmijët në Shqipëri po

Fëmijët në Shqipëri po ushqehen me frymën e largimit nga vendi. Amerika dhe vendet europiane janë të parapëlqyerat e të vegjëlve.

Sigurisht që familja është origjina e kësaj brumosjeje që në moshë të vogël në një vend si yni që nuk mjaftuan 30 vite demokraci për të parë të ardhmen si mundësi të mirë jetese, por dhe rritjeje profesionale.

Sipas një dokumenti të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, deri në vitin 2031 Shqipëria do pakësohet me gati 200 e 70 mijë qytetarë.

Kjo dëshirë e shtuar e të rinjve për t’u larguar, kombinuar me një popullsi në plakje e lindje në rënie paralajmëron një krizë të thellë demografike për vendin. Efektet pritet të ndihen në më pak se një dekadë duke vështirësuar seriozisht jetën sociale dhe ekonomike të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos