
Sot moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësira kalimtare do të sjellë pasditja dhe mbrëmja.
Mëngjesi ka shënuar temperatura -5°C në zonat malore, në zonat e thella do të jetë edhe më ftohtë. Orët e mesditës sjellin rritje me 2°C duke shënuar maksimume mbi 12°C.
Era do të fryjë mesatare dhe rrallëherë e fortë, nga drejtimi verior deri vonë në mbrëmje kur era do të marrë drejtim perëndimor. (A2 Televizion)