Konflikti me Rusinë, mbërrijnë ukrainasit e parë nëpërmjet Qaf Thanës

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 15:33 | Aktualitet
Konflikti me Rusinë, mbërrijnë ukrainasit e parë

Ndonëse mijëra kilometra larg vendit të konfliktit ushtarak në Ukrainë, qytetarët e këtij vendi nuk kanë nguruar që pas nisjes së luftës nga Rusia, të mbërrijnë deri në Shqipëri, nëpërmjet rrugëve tokësore.

Janë 20 shtetasit e Ukrainës që janë futur në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare tokësore të Qaf Thanës, që nga nisja e luftës në Ukrainë. Policia kufitare konfirmon se ukrainasit e ardhur deri më tani nuk kanë kërkuar ndihmë as për strehim dhe as për akomodim, dhe mendohet se shtetasit ukrainas mund të kenë apartamente në bregdetin shqiptar.

A2 është informuar që një çift të rinjsh ukrainas kanë tentuar të hapin një llogari në degët e bankave të nivelit të dytë në qytetin e Pogradecit, por mungesa e një vendqëndrimi apo leje qëndrimi zyrtare në vendin tonë e ka bërë të pamundur kërkesën e të rinjve ukrainas.

https://a2news.com/2022/03/02/okb-rreth-836-mije-refugjate-jane-larguar-nga-ukraina-qe-nga-24-shkurti/

Ndërkohë, policia kufitare është orientuar që nëse shtetas të Ukrainës do të kërkojnë ndihmë për strehim dhe akomodim, duhet t’i shoqërojnë në qendrën përkatëse pritëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos