Reshje të dendura dëbore në zonën e Llogorasë. Intensiteti i reshjeve është shtuar në orët e mbrëmjes ku trashësia arrin deri në 10 centimetër.
Katër borëpastruese ndodhen në terren për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.
Rruga është e hapur për të gjitha automjetet, por drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes për shkak të mjegullës në qafën e Llogorasë. (A2 Televizion)