Fryma pezull… Gjyshes i ikën karroca nga dora, shpëton mrekullisht foshnja

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 10:50 | Bota

Një video që të lë pa frymë është regjistruar së fundmi në Kaliforni ku shfaqet një kalimtar që ndalon në momentin kur një karrocë fëmijësh me një foshnje brenda, i kishte ikur nga dora gjyshes dhe që po i drejtohej me shpejtësi autostradës.

Në pamje duket qartë momenti teksa gjyshja rrëzohet në tokë dhe karroca, që për shkak të pjerrësisë së rrugës, nis të lëvizë vetë në drejtim të autostradës me 9 korsi.

Gruaja mundohet disa herë që të ngrihet, por e ka të pamundur, derisa fatmirësisht një kalimtar dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë dhe arriti të shmangë tragjedinë pothuajse të sigurt në momentin e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos