Frymëmarrje në Kosovë, ulet numri i të prekurve me koronavirus

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 08:28 | Kosova
Frymëmarrje në Kosovë, ulet numri i të prekurve me

77 raste të reja me koronavirus raportoi Kosova, gati përgjysmim krahasuar me një ditë më parë, duke sjellë një frymëmarrje lehtësimi në vend.

Në këtë situatë inspektorët e Task Forcës, të ndihmuar edhe nga Forcat e Rendit kanë kontrolluar mbrëmjen e djeshme të gjitha bizneset e hapura nëse respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Mbajtja e maskave është detyrueshme thonë autoritetet teksa japin alarmin për infektimin e bluzave të bardha. Sipas sindikatës të punonjësve në shëndetësi janë 120 mjekë e infermierë të infektuar në vend.

Që nga nisja e pandemisë në Kosovë numërohen 1833 persona të infektuar me koronavirus dhe 34 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos