
Bidona në ballkone, depozita dhe fuçi që grumbullojnë ujin, është panorama që shikon thuajse në 300 banesat e fshatit Babicë të Vlorës.
Vetëm 3 km larg qytetit turistik, Babica përjeton kushte mesjetare sa i takon ujit të pijshëm. Banorët shprehen se uji vjen në çezmat e tyre 30 deri në 60 minuta dhe jo përditë, por një herë në dy apo tre ditë.
Akoma më shqetësuese situata bëhet në stinën e verës kur uji, sipas banorëve, iu mungon për ditë të tera me radhë, duke iu lënë si opsionin e vetëm mbushjen e ujit në lumin e fshatit, si në kohërat e lashta. (A2 Televizion)