Fshatrat kthehen në “zonë lufte”, tornadoja shkatërron çfarë i del përpara

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 18:20 | Bota

Një tornado e fuqishme goditi disa fshatra në Republikën Çeke duke iu marrë jetën të paktën 5 personave dhe plagosur mbi 150 të tjerë.

Stuhia e paparë prej kohësh që goditi të enjten Çekinë shkatërroi shtëpi, rrëzoi pemë e makina në distriktet Breclav dhe Hofonin, në juglindje të vendit.

Shpejtësia e erës arriti 219km/h dhe në fshatrat ku kaloi tornadoja dëmet i ngjasonin një zone lufte.

Në fshatin Valtice, pothuajse të gjitha banesat pësuan dëme për shkak të breshrit që arrinte përmasat e një topi tenisi.

Qeveria bëri me dije se 1000 shtëpi u dëmtuan ndërsa autoritetet lokale po punojnë për akomodimin e personave të mbetur pa një çati mbi kokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos