“COVIran barakat”, Khamenei merr vaksinën anti-covid të krijuar në Iran

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 15:24 | Bota
“COVIran barakat”, Khamenei merr vaksinën anti-covid të

Lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, mori dozën e parë të vaksinës anti-covid të prodhuar nga shkencëtarët vendas.

Raportimi vjen nga televizioni publik, teksa Irani tenton të përshpejtojë fushatën e imunizimit. Në pamjet e shpërndara, shihet lideri 82-vjeçar duke marrë atë që është emërtuar "COVIran Barakat", vaksinë e cila u aprovua për përdorim emergjent më herët këtë muaj.

Irani, me një popullatë prej 83 milionë banorësh, raporton mbi 83 mijë jetë të humbura nga pandemia, bilanci më i lartë në Lindje të Mesme. Presidenti në largim, Hasan Rouhani, ka fajësuar sanksionet e perëndimit që sipas tij kanë penguar Iranin të blejë vaksina dhe medikamente të huaja për përballimin e pandemisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/08/11/mbyllet-gazeta-iraniane-publikoi-bilancin-e-vertete-te-koronavirusit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos