
Bluzat e bardha janë distancuar nga akuzat e Lulzim Bashës për fshehje të numrit real të fataliteteve në jetë njerëzore nga Covid-19.
Në emër të mjekëve, doktoreshë Najada Çomo tha se asnjë mjek nuk mund të ndërhyjë në kartelën e një pacienti që ndërron jetë, duke e quajtur këtë një akt monstruoz.
Çomo paralajmëroi se nëse të tilla akuza do të përsëriten, do të kërkojnë ndërhyrjen e prokurorisë për hetim. (A2 Televizion)