Ardian Hajdari është gjyqtari i radhës i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkallës së dytë te vetigut, që ka probleme me drejtësinë. SPAK e mori të pandehur Hajdarin për akuzën e "fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë". Më herët, SPAK ka akuzuar për "falsifikim dokumentesh" gjyqtarin e KPA, Luan Daci, i cili u shkarkua nga detyra, pasi u fajësua nga gjykata. (A2 Televizion)
"Fshehje pasurie", pas Luan Dacit SPAK merr të pandehur Hajdarin e KPA
