Damian Gjiknuri, ish ministri i infrastrukturës dhe energjisë dhe drejtuesi politik për qarkun e Vlorës për partinë socialiste, i ka bërë thirrje partisë demokratike dhe partive te opozitës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai u shpreh se PS është e gatshme të bëjë çdo marrëveshje për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, por pa cenuar kushtetutën që nënkupton datën e zgjedhjeve. “Ata kane shansin qe te regjistrohen pavarësisht se kane kaluar afatin dh ete konkurrojnë denjësisht ne zgjedhje. Ne nuk mund të devijojmë, kemi nisur rrugën kushtetuese, dhe me 30 qershor do ta Këto deklarata Gjiknuri i bëri pasi prezantoi rikandidimin e Dritan Lelit për një mandat të dytë në Bashkinë e Vlorës dhe paraqitjen e listës së këshilltarëve të kësaj bashkie e cila kësaj radhe pritet të ketë 10 anëtarë më shumë. (A2 Televizion)
Ftesa e Gjiknurit: PD ka ende kohë të regjistrohet për 30 qershorin
