Fundjava e nxehtë shton pushuesit, përkeqësohet ndjeshëm trafiku në Vlorë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2020, 19:59 | Aktualitet

Me ngritjen e temperaturave, përkeqësohet ndjeshëm edhe trafiku në Vlorë. Problematika janë hasur përgjatë aksit nga Vlora në Orikum, ku shtimi i numrit të pushuesve gjatë fundjavës në jug të vendit shton radhët e automjeteve.

Trafiku gjatë paradites është i orientuar drejt bregdetit, ndërsa në mbrëmje radhët e automjeteve  shtohen në kthim, edhe pse janë të aksesueshme edhe Lungomare edhe rruga paralele. Problematik mbetet veçanërisht rruga e Radhimës, ku trafiku shtohet edhe si pasojë e automjeteve  që hyjnë dhe dalin nga vendparkimet e plazheve.

Bashkia e Vlorës ka prezantuar si zgjidhje për trafikun projektin “Lungomare 2”, ku pritet ndërtimi i një rruge mbi vijën e parë të hoteleve dhe përdorimi për biçikleta dhe këmbësor i aksit aktual.

https://a2news.com/2019/10/04/vlore-prezantohet-projekti-lungomare-2-leli-objektet-e-prishura-te-gjitha-pa-leje/

Projekti do të nis vitin e ardhshëm, pas përfundimit të bypass-it.  Sakaq, ky sezon pritet të shtojë trafikun përgjatë bregdetit të jugut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos