Fundoset luftanija në Gjirin e Tajlandës, 31 marinarë rezultojnë të humbur

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 10:17 | Bota
Fundoset luftanija në Gjirin e Tajlandës, 31 marinarë

Të paktën 31 marinarë rezultojnë të zhdukur pasi një anije luftë në të cilën lundronin 100 persona është fundosur gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës.

Anija HTMS Sukhothai u fundos pasi sasi të mëdha uji u futën në panelet e saj të furnizimit me energji elektrike të dielën mbrëma.

Të hënën autoritetet bënë të ditur se 75 persona nga ekuipazhi u shpëtuan, por 31 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

“Kanë kaluar më shumë se 12 orë, por ne do të vijojmë të kërkojmë”, tha një zëdhënës i marinës për BBC.

Ekipet e shpëtimit punuan përgjatë natës për të gjetur të mbijetuar dhe operacioni vijoi edhe të hënën me ndihmën e forcave ajrore.

Marina tashmë ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e plota që sollën katastrofën.

“Kjo thuajse s’ka ndodhur kurrë në historinë e forcave tona ujore, sidomos me një anije që ka qenë në përdorim”, tha Admiral Pogkrong Monthardpalin për BBC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos