
Franca, Britania dhe Gjermania kanë reaguar pas deklaratës së autoriteteve iraniane, të disa ditëve me parë, për instalimin e centrifugave shtesë për pasurimin e uraniumit.
Tri fuqitë e mëdha europiane thanë se ishin thellësisht të shqetësuara nga njoftimi iranian që synonte të instalonte centrifuga shtesë të përparuara për pasurimin e uraniumit dhe ligjit parlamentar që mund të zgjeronte programin bërthamor.
"Nëse Irani është serioz në lidhje me ruajtjen e një hapësire për diplomaci, ai nuk duhet të zbatojë këto hapa", thanë të tri fuqitë në një deklaratë të përbashkët. (A2 Televizion)