
Në muajin nëntor, Kina ka arritur suficitin më të lartë tregtar prej 75.42 miliardë dollarësh, dyfishi i të njëjtit muaj të një viti më parë, që ishte 37.18 miliardë dollarë dhe duke tejkaluar pritshmëritrë e analistëve që kishin parashikuar 53.5 miliardë, pavarësisht pandemisë së Covid-19.
Sipas të dhënave të doganave, Kina ka regjistruar edhe rritje të eksporteve në 6 muajt e fundit.
Po kështu, edhe importet u rritën për të tretin muaj me radhë, duke shënuar një rritje vjetore prej 4,5%. (A2 Televizion)