
Bisedimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian do të rinisin sot, në një përpjekje përfundimtare për të rënë dakord për një marrëveshje tregtare pas Brexit.
Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, tha se nuk kishte ende ndonjë marrëveshje në bisedimet tregtare të Britanisë. Për Barnier tri çështjet më të diskutueshme në negociata nuk janë zgjidhur ende.
Barnier duhej të vazhdojë bisedimet me homologun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, David Frost dhe ekipet e tyre gjatë ditës së sotme, përpara se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të flasë me kryeministrit britanik Boris Johnson. (A2 Televizion)