All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Furgoni përplaset me mjetin me targa greke, lëndohen nëna me dy fëmijët

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 21:29 | Kronikë
Furgoni përplaset me mjetin me targa greke, lëndohen nëna me dy
All - Paragraf - 1

Një aksident automobilistik ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelene. Një automjet i ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga korsia e tij dhe është përplasur me një fuoristradë me targa greke.

Për pasojë është lënduar një grua dhe dy fëmijët e saj që ndodheshin në automjet.

All - Paragraf - 3

Fuoristrada vinte nga Greqia dhe po shkonte drejt kryeqytetit, ndërkohë që u përball me mjetin e ndërtimit që vinte në krah të kundërt.

Menjëherë të lënduarit janë shoqëruar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës për mjekim të mëtejshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos