Fustani që Amy Winehouse veshi në koncertin e saj të fundit u shit në ankand në Los Anxhelos për 243 200 dollarë, gjashtëmbëdhjetë herë më shumë se vlera e parashikuar.
Këngëtarja kishte veshur fustanin ngjyrë bambuje jeshile dhe të zezë në performancën e saj të fundit, e cila u mbajt në Beograd në qershor 2011. Një muaj më vonë, më 23 korrik, Winehouse vdiq në moshën 27-vjeçare nga helmimi akut me alkool.
Fustani ishte pjesa kryesore e një koleksioni prej 800 sendesh personale të yllit që doli në ankand me urdhër të prindërve të saj, Mitch dhe Janis. Betejë edhe për çantën në formë zemre të bërë nga Moschino dhe e përdorur nga Amy në Brit Awards 2007. Në fund, ajo u shit për 204 800 dollarë. Shumë nga rrobat e tjera që këngëtarja veshi në shfaqje të ndryshme u shitën nga 12 500 deri në 150 000 dollarë. I gjithë koleksioni, i përbërë prej sendeve nga më të ndryshmet, nga të brendshmet te DVD-të, nga librat te grimi, ka sjellë 4 milionë dollarë, dyfishi i shumës së parashikuar, njoftoi shtëpia e ankandeve Julien's, e cila menaxhoi shitjen. Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Amy Winehouse, i cili mbështet të rinjtë vulnerabël që luftojnë me varësinë.
Amy Winehouse ka folur shpesh në këngët e saj për përvojat e saj personale kundër varësisë ndaj alkoolit dhe drogës. (A2 Televizion)