Futbolli në Shqipëri, Liga Profesioniste vendos të vijojë bojkotin

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 13:47 | Futboll
Futbolli në Shqipëri, Liga Profesioniste vendos të vijojë

Liga Profesioniste ka vendosur sot me unanimitet të vazhdojë bojkotin e kampionatit të futbollit.

Presidenti i Ligës, Edvin Libohova u shpreh sot se qëndrimi është i pandryshuar dhe se Liga Profesioniste do të jetë në pritje të takimit me Qeverinë për të zgjidhur kërkesat e tyre.

“U zhvillua takimi i anëtarëve të Ligës dhe u vendos që bojkoti të vazhdojë deri në zgjidhjen e kërkesave që i janë bërë kryeministrit. Jemi ende në pritje të takimit me përfaqësuesit e qeverisë. Nuk kemi akoma ndonjë gjë të re”, tha Libohova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos