Kosova mundet edhe në Prishtinë nga Sllovenia

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 22:36 | Futboll
Kosova mundet edhe në Prishtinë nga Sllovenia

Pasi humbi ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova ka regjistruar tjetër humbje në Ligën e Kombeve, këtë herë duke u dorëzuar 0-1 në Prishtinë ndaj Sllovenisë.

Sërish, skuadra e drejtuar nga Challandes nuk mundi të tregojë atë lojë që ka bërë muaj më parë, kjo edhe për faktin se ekipi ka pasur mungesa të shumta në këtë takim.

Ndeshja u vulos nga një gol i shënuar nga Vuckic që në minutën e 22 të pjesës së parë. Në vijim, “dardanët” tentuan të reagonin, por pa arritur dot të marrin të paktën edhe një pikë nga kjo ndeshje.

Tashmë, Kosova renditet e treta me një pikë, pas 3 ndeshjeve. Grupi udhëhiqet nga Greqia dhe Sllovenia me nga 7 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos