Futbollisti italian merr dhuratën 200 mijë euro nga bashkëshortja

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 10:13 | Futboll

Futbollisti i Napolit, Lorenzo Insigne ditën e enjte kishte ditëlindjen dhe mbushi 29 vjeç.

Për t’ia bërë ditën më të bukur, bashkëshortja e tij Jenny i kishte blerë një Lamborghini Huracan EVO me vlerë 200 mijë euro.

“Bisha” me 600 kuaj fuqi, e cila kap 100 km për vetëm 2.9 sek. u dërgua poshtë shtëpisë së kapitenit të Napolit, e zbukuruar me një fjongo të kuqe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos