Një matematikan i Universitetit të Oksfordit pretendon se e ka zgjidhur debatin më të vjetër në futboll: kush është futbollisti më i mirë në histori?
Duke përdorur një algortëm që merr parasysh arritjet me klubin dhe kombëtaren, Dr. Tom Craëford krahasoi legjendat e futbollit në çdo aspekt të mundshëm, për të dalë në fund me përgjigjen që të gjithë kërkojnë. Sipas doktorit, më i mirë në histori është Cristiano Ronaldo, blerja e re e Manchester United.
Portugezi la pas argjentinasin Leo Messi, brazilianin Pele, hungarezin Ferenc Puskas dhe dy argjentinasit e tjerë, Alfredo Di Stefano dhe Diego Maradona.
Matematikani vlerësoi 7 aspekte për të dalë në përfundimin e tij: (A2 Televizion)
- Trofe të fituar në Evropë me klubin dhe kombëtaren, duke i shumëzuar me koeficentin e UEFA-s.
- Trofe ndërkombëtarë: 150 pikë për Kupën e Botës, 100 për Kampionatin Evropian ose Kupën e Amerikës.
- Gola të shënuar me klubin
- Gola të shënuar me kombëtaren
- Vota të marra në votimin për Topin e Artë
- Rekorde personale (për shembull, golashënuesi më i mirë i klubit apo kombëtares).
- Sezone shumë të mira të zhvilluara.
