Ftesën e bërë ndaj PD në seancën ku u miratua reforma territoriale mazhoranca socialiste e ka kthyer në veprim konkret. Në kryesinë e kuvendit është depozituar kërkesa për krijimin e komisionit të posaçëm që do të duhet të diskutojë organizimin e 46 bashkive dhe të këshillave. Diskutimi i kompetencave është konsideruar si faza e dytë e ndryshimeve, pas së parës që përfundoi me shkrirjen e 15 bashkive
Afati i këtij komisioni do të jetë 9 muaj ndërsa do të jetë i përbërë nga 16 anëtarë ku të drejtë përfaqësimi do ta kenë të gjitha partitë parlamentare.
“Komisioni i Posaçëm të përbëhet nga 16 anëtarë, sipas përfaqësimit të grupeve parlamentare, me kryetar përfaqësues të shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetar përfaqësues të pakicës parlamentare, dhe ta zhvillojë veprimtarinë e tij brenda një afati 9-mujor nga data e miratimit të vendimit, me mundësi zgjatjeje nga Kuvendi me kërkesë të arsyetuar të kryetarit të tij”, thuhet në kërkesën e PS-së drejtuar kreut të Kuvendit Niko Peleshi.
Mazhoranca kërkon që komisioni të ketë mbështetjen dhe nga një grip ekspertësh vendas e të huaj por dhe të zhvillojë seanca dëgjimore me përfaqësues të bashkive, qeverisë dhe të OSBE-së. (A2 Televizion)