Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë, takon Ramën dhe Peleshin, firmos marrëveshje me Hoxhën

Nga Fjorela Beleshi
12 Tetor 2026, 19:08 | Politikë

Shqipëria dhe Izraeli firmosën një marrëveshje bashkëpunimi që i jep mundësi partneritet të dy vendeve në shumë sektorë, nga siguria kibernetike, tek shëndetësia, ekonomia, bujqësia, inovacioni dhe turizmi. Për këtë mbërriti në Tiranë ministri i jashtëm izraelit Gideon Sa'ar, i cili pohon se gjeti kohë për të udhëtuar drejt Shqipërisë në një periudhë të vështirë për Izraelin.

Siguria mbetet shtylla kyçe e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Tel Avivit. Kryediplomati shqiptar në krah të homologut të tij edhe njëherë konfirmoi mbështetjen për Izraelin duke e nënvizuar që nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme pasigurinë e tij.

Jo pak flitet kohët e fundit në Shqipëri për lidhjen me Izraelin, veçanërisht me angazhimin e qeverisë Rama për të përfshirë investimet izraelite në fusha të ndryshme nga shëndetësia tek siguria. Për ta rrënjosur këtë raport, Ferit Hoxha tha që do të ndërtohen jo një, por dy muze.

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa'ar i shkoi në zyrë nën masa të forta sigurie edhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Gjatë kësaj vizitë zyrtare në kryeqytetin shqiptar nuk mund të mungonte as një takim me Kryeministrin Rama.

Shefi i diplomacisë së Izraelit zhvilloi homazhe pranë Memorialit të Holokaustit në Tiranë, në nderim të hebrenjve që humbën jetën nga nazifashizimi gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Shqipëria në fund të luftës ishte i vetmi vend që pati më shumë hebrenj se në fillim të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos