Futbollistja “më seksi në botë” gati për realizimin e ëndrrës

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 18:45 | Futboll

Ana Maria Markoviç, 22-vjeçarja nga Kroacia, e cila njihet si futbollistja më seksi në botë, është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi se për të kanë shfaqur interes disa skuadra angleze. Një kalim për të në ishull do të ishte realizim i ëndrrës së saj.

22-vjeçarja, e cila luan në rolin e sulmueses, aktualisht është pjesë e skuadrës së Grasshopper Club Zurich, në Zvicër. Ajo është shprehur gjithashtu se për të ka pasur interes edhe nga Gjermania, por ajo preferon kalimin në Angli.

Në intervistë, Markoviç pohoi gjithashtu se futbollistet diskriminohen në mediat sociale më shumë sesa meshkujt dhe shpesh bien pre e komenteve seksiste.

“Ne femrat e mbrojmë njëra-tjetrën, por dëshiroj që edhe meshkujt të fillojnë të na mbrojnë. Meshkujt flasin shpesh për “burra nderi”, por do të ishte vërtet nder nëse do të na mbështesnin në situata të tilla”, u shpreh 22-vjeçarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos