
Kategoria e Parë po kthehet në një luftë për kreun. Flamurtari duket se i ka dhënë një leksion të mirë Dinamos në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Vlonjatët pavarësisht startit të dobët në kampionat, kishin ardhur në Tiranë me detyrën e vetme për ta fituar pasi në ndeshjen e fundit të javës së 7-të, i shënuan 5 herë “nëndetëses” blu.
Pjeshka dhe dygolshi i Jonatan dhe Iacovelli bënë që Dinamo të mos kishte mundësi të reagonte. Të vetmin gol që kryeqytetasit shënuan, ishte me anë të Denisson në pjesën e parë. Pas këtij suksesi, Flamurtari barazon Dinamon dhe merr kreun e renditjes për shkak të golavarazhit më të lartë. (A2 Televizion)