Golashënuesi më i mirë në botë është norvegjez… por nuk është Haaland

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 12:29 | Futboll

Çdo tifoz futbolli në botë, nëse do të pyetet se cili është golashënuesi më i mirë i momentit, do të thotë se ai është Erling Haaland.

Sulmuesi i Manchester City ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje në Premier League, duke shkruar edhe historinë e kampionatit anglez me tregolësh në 3 ndeshje radhazi. Por, Haaland nuk është kryesuesi i renditjes së Këpucës së Artë, trofeut që i jepet atij që shënon më shumë gola në një sezon.

https://a2news.com/2022/10/07/2-milione-tifoze-nenshkruajne-peticionin-per-largimin-e-halaand-nga-premier-league/

Lideri i klasifikimit të golashënuesve është në fakt një tjetër norvegjez, Amahl Pellegrino, futbollist i Bodo/Glimt, i cili ka shënuar 23 gola në Eliteserien. Sulmuesi 32-vjeçar ka luajtur shumicën e karrierës në Norvegji, por kurrë nuk është grumbulluar nga kombëtarja.

Aktualisht, klafisikimi i Këpucës së Artë është shumë i ngjeshur. Pellegrino kryeson me 23 gola dhe 34,5 pikë, ndërkohë që e ndjek Haaland me 17 gola dhe 34 pikë. Në Premier League, goli vlen dy pikë, ndërsa në Norvegji, goli vlen 1,5 pikë.

Vendin e tretë e mban Robert Lewandowski, me 12 gola dhe 24 pikë.

Renditja e deritanishme: (A2 Televizion)

  • Amahl Pellegrino (Bodo Glimt): 23 gola -34,5 pikë
  • Erling Haaland (Manchester City): 17 gola - 34 pikë
  • Robert Lewandowski (Barcelona): 12 gola - 24 pikë
  • Bobur Abdukhalikov (Energetik): 23 gola - 23 pikë
  • Alexander Jeremejeff (Häcken): 22 gola - 22 pikë
  • Raimonds Krollis (Valmiera FC): 22 gola - 22 pikë
  • Ole Christian Saeter (Rosenborg): 14 gola - 21 pikë
  • Tobias Heintz (Sarpsborg): 14 gola - 21 pikë
  • Kylian Mbappé (PSG): 10 gola -20 pikë
  • Harry Kane (Tottenham): 10 gola -20 pikë.
https://a2news.com/2022/10/11/zemer-lope-melci-dhe-uje-i-filtruar-haaland-merr-6000-kalori-ne-dite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos