
Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte në Durrës, pasi ishte futur në det për të shpëtuar dy të mitur që po mbyteshin.
Policia tha se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës. Sipas saj, viktima, 18 vjeçari Anri Kashiku, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas burimeve, bëhej fjalë për të vëllanë 15-vjeçar dhe shokun e tij që kishin hyrë të laheshin në det dhe ishin mbi një pedalon.
Por adoleshenti nuk ia ka dalë vetë dhe shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit Kashikut, i cili ishte futbollist i ri me ekipin AK Shqiponjat 2017. (A2 Televizion)