Pas mjekimit, Emiliano Shullazi rikthehet në burg, transferohet nën masa të rrepta

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 19:08 | Kronikë
Pas mjekimit, Emiliano Shullazi rikthehet në burg, transferohet nën

I burgosuri i rrëgjimit 41-bis Emiliano Shullazi, në orën 17.25 është transferuar nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e Q.S.B ku ndodhej për mjekim prej datës 18.03.2022, në ambientet e sektorit 41-bis në IEVP “Jordan Misja”.

Lëvizja e tij u krye në masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Operacionale të DPB, Renea dhe Policisë së Shtetit. Procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident.

Emiljano Shullazi, i dënuar me 14 vite burg për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Apeli i Posaçëm konfirmoi më 3 dhjetor 2021 dënimin me 14 vite burg për Shullazin, i fajësuar për “gjobëvënie” ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zaka, si edhe për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”. Të pandryshuara mbeten masat e dënimit për të bashkëpandehurit e tij. Vendimi i Apelit u ndoq edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të OSBE-së.

https://a2news.com/2022/07/11/shullazi-i-nenshtrohet-nje-nderhyrjeje-kirurgjikale/

Shullazi akuzohet nga SPAK edhe për pjesëmarrjen në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame, por edhe ish-rivalit të Lulzim Berishës, Klodian Saliu. Për ngjarjet e ndodhura në vitin 2005, Prokuroria ka dërguar për gjykim grupin e tij, por edhe Lulzim Berishën, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Taullain. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos