Gabimisht në burg për 43 vite, më në fund fiton lirinë

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 14:43 | Bota

Një burrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është liruar më në fund nga burgu pas 43 vitesh, i dënuar gabimisht për një vrasje të trefishtë të ndodhur në vitin 1978.

Kevin Strickland, sot 62 vjeç, gjithmonë ka pretenduar se ishte i pafajshëm, që prej arrestimit në moshën 18-vjeçare dhe dënimit në vitin 1979.

Sipas statistikave zyrtare, ai është personi që ka kaluar më shumë kohë pas hekurave gabimisht brenda shtetit Misuri, dhe i shtati në rang kombëtar në SHBA. Megjithatë, në bazë të ligjeve lokale, nuk parashikohet të marrë ndonjë dëmshpërblim për këtë. “Nuk e mendoja kurrë se kjo ditë do të vinte”, tha ai pasi doli nga salla e gjyqit.

Strickland u dënua me 50 vite burg pasi u arrestua në lidhje me vrasjen e 3 personave brenda një shtëpie. Një person i katërt, që i mbijetoi sulmit, dëshmoi duke identifikuar Stickland si një prej atentatorëve, edhe pse ai pretendoi se gjatë gjithë kohës nuk ishte fare në skenën e krimit.

https://a2news.com/2019/02/24/40-vjet-gabimisht-ne-burg-demshperblet-me-21-milione/

Gjyqi i parë doli pa vendim, për shkak se një prej anëtarëve të jurisë, i vetmi me ngjyrë në panel, nuk pranoi ta shpallte fajtor në bazë të kësaj dëshmie. Por një tjetër gjyq, i zhvilluar këtë herë me një juri të përbërë vetëm me persona të bardhë, e shpalli fajtor.

Vite më vonë, dëshmitarja deklaroi se nuk ishte shumë e qartë për atë që kishte parë atë natë, por vdiq para se ta zyrtarizonte rishikimin e dëshmisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/03/24/ishte-i-pafajshem-kaloi-36-vjet-ne-burg-per-nje-kaprico-te-prokurorit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos