
Prokurorët e Manhatanit në Nju-Jork do të takohet me një juri të madhe që pritet të vendosë nëse do të padisin ish-presidentin Donald Trump për akuza penale, raportojnë mediat lokale.
Ata thonë se juria do të marrë në konsideratë provat e mbledhura gjatë hetimeve në marrëdhëniet e biznesit të Trump dhe pagesën e pretenduar të parave për gratë në emër të tij.
Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Cyrus Vance ka hetuar marrëdhëniet e biznesit të zotit Trump, para se ai të ishte president për më shumë se dy vjet. Donald Trump, i cili la detyrën në janar, ka mohuar çdo keqbërje, duke pretenduar një gjueti politike shtrigash. (A2 Televizion)