Lukashenko: Sulmet ndaj Bjellorusisë kanë kaluar vijën e kuqe

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 11:14 | Bota
Lukashenko: Sulmet ndaj Bjellorusisë kanë kaluar vijën e kuqe

"Sulmet kundër Bjellorusisë kanë kaluar vijën e kuqe". Kështu u shpreh presidenti Aleksandër Lukashenko, pas dënimeve të bashkësisë ndërkombëtare për rrëmbimin e një avioni Ryanair në Minsk për të arrestuar kundërshtarin Roman Protasevich.

"Siç e parashikuam, njerëzit e këqij të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndryshuar metodat e sulmit ndaj vendit. Ata kanë kapërcyer shumë vija të kuqe dhe kanë kapërcyer kufijtë e arsyes së shëndoshë dhe moralit njerëzor", tha Aleksandër Lukashenko.

Ai i bëri këto deklarata gjatë një takimi me parlamentarë, anëtarë të komisionit të kushtetutës dhe përfaqësuesit e organeve qeveritare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos