Gafa e pafalshme e Courtois ndaj Rusisë

Nga A2 CNN
22 Mars 2019, 10:51 | Futboll
Gafa e pafalshme e Courtois ndaj Rusisë

Ai është një ndër portierët më të mirë në botë, por ndaj Rusisë teksa mbronte portën e Belgjikës e ka katranosur.

E kemi fjalën për portierin Thibaut Courtois, i cili realizoi një gafë të pafalshme në golin e parë të Rusisë.

Me topin në këmbë, portieri nuk po dinte ç’të bënte dhe e vonoi aq shumë sa sulmuesi i Rusisë nuk e pati aspak të vështirë t’ia merrte e ta dërgonte në rrjetë.

https://www.youtube.com/watch?v=9NRks9-G5D0

Megjithatë, ky gabim i portierit të Realit të Madridit nuk ishte aq i rëndësishëm në këtë ndeshje për Belgjikën, pasi ata arritën të fitojnë 3-1, duke I nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këto eliminatore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos