Gafa e radhës e Facebook, në Izrael e tallin për kuptimin e fjalës Meta në hebraisht

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 18:30 | Teknologji
Gafa e radhës e Facebook, në Izrael e tallin për kuptimin e

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Izrael janë tallur me emrin e ri të kompanisë së Facebook, Meta, pasi në hebraisht tingëllon e ngjashme me fjalën “i vdekur”.

Shumë përdorues në Twitter shpërndanë togfjalëshin #FacebookDead. “Dikush nuk ka bërë si duhet procesin e kërkimit”, shkruhej në një postim.

Dr. Nirit Weiss-Blatt, autor i librit “The Techlash and Tech Crisis Communication”, shkroi në Twitter: “Në hebraisht, *Meta* do të thotë *i vdekur*. Komuniteti hebre do të tallet për vite me radhë me këtë emër”. “Gabim i rëndë?? Emri i ri i Facebook, Meta do të thotë i vdekur në hrebaisht. Qesharake. #FacebookDead”, shkroi një tjetër.

Përpjekjet e Mark Zuckerberg për të ndryshuar emrin e kompanisë u bënë për të rinovuar brandin pas atij që mund të konsiderohet skandali më i madh që prej nisjes së kompanisë në vitin 2004. Disa dokumente të brendshme  të publikuara si pjesë e “Facebook Papers”, nxorën në pah gabimet e algoritmeve të kompanisë, që nuk arrinte të ndalte përhapjen e dezinformimit dhe të eliminonte materialet që kishin të bënin me trafikimin e qenieve njerëzore.

Më parë, një kompani gjermane farmaceutike, e quajtur Sense, publikoi në llogarinë e saj në Twitter logon e saj, thuajse identike me logon e re të Facebook, duke shkruar se ndihej e nderuar që i kishin vjedhur logon. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/30/ndryshimet-ne-facebook-kompania-gjermane-te-nderuar-qe-na-vodhi-logon/

A2 CNN Livestream

Latest Videos