Gafa e Trump: Mur në Kolorado. Por nuk kufizohet me Meksikën!

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 13:30 | Bota
Gafa e Trump: Mur në Kolorado. Por nuk kufizohet me Meksikën!

Presidenti amerikan, Donald Trump ripërsëriti premtimin e tij për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë këtë herë bëri një gafë duke pretenduar se një i tillë do të ndërtohej edhe në Kolorado, që nuk kufizohet me Meksikën.

Kjo deklaratë e Trump gjatë një tubimi në Pitsburg, u bë menjëherë virale në internet duke shkaktuar dhe reagime ironike.

“Sa mirë që ne ofrojmë kopsht me kohë të plotë dhe falas për fëmijët tanë, kështu që ata mund të mësojnë bazat e gjeografisë”, ishte ironia e guvernatorit të Kolorados. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos