Autoritetet britanike vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së rëndë ku u gjetën trupat e pajetë të 39 personave brenda një kamioni që ishte nisur nga Bullgaria.
Shoferi i kamionit ku u gjetën viktimat
Sipas raportimeve paraprake, personat e gjetur të vdekur në kamion në Essex janë me kombësi kineze, por policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare.
Kamioni në të cilin u gjetën 39 persona të vdekur ka arritur në Britani nga një traget mallrash i nisur nga Belgjika. Autoritetet britanike zbuluan se kamioni rezultonte i regjistruar në Bullgari, por kontenjeri ishte nisur nga porti i Zebruzh dhe kishte mbërritur në Britani në orët e para të së mërkurës. Deri tani për ngjarjen e rëndë është arrestuar vetëm drejtuesi i mjetit.
Viktima dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta deri në -25 gradë brenda kamionit frigoriferik. Detaje të reja, bëjnë me dije se ka qenë shoferi i kamionit ai që ka njoftuar autoritetet për trupat e pajetë. (A2 Televizion)