
Një shqiptare është blerja e parë “galaktike” e Realit të Madridit në futbollin për femra. Ajo është Kosovare Asllani.
Klubi i famshëm spanjoll sapo ka krijuar ekipin e futbollit për femra, ashtu siç kanë bërë deri më tani shumë klube të mëdha. 29-vjeçarja Asllani, e cila është e lindur në Suedi nga familje shqiptarësh të Kosovës, firmosi kontratën me ekipin e ri.
“Është një ëndërr të vesh fanellën më të bukur në botë”, tha në mesazhin e saj Kosovare Asllani, e cila është gjithashtu entuziaste sepse shkruajti historinë me klubin gjigant botëror. (A2 Televizion)