
Dani Pedroza kthehet të garojë në MotoGP. Piloti spanjoll, i cili u tërhoq nga garat në vitin 2018 do të rikthehet në pistë përballë disa prej kolegëve të vjetër dhe përkrah talenteve të rinj, në Çmimin e Madh të Austrisë, gjatë fundjavës së 6 dhe 8 gushtit.
35-vjeçari i cili është në rolin e kolauduesit të motorit KTM, do të zbresë në pistë me një version të zhvilluar të motorit, me misionin që të grumbullojë të dhëna të rëndësishme për të ardhmen e kompanisë.
Pedroza ka qenë një prej emrave më të rëndësishëm të klasit mbretëreshë në motorë, edhe pse nuk e ka fituar asnjëherë titullin kampion në MotoGP. (A2 Televizion)